Ndërtojmë Infrastrukturën e së Ardhmes
RSM COMPANY sh.p.k. është një kompani lidere në ndërtimin e rrugëve, hidrocentraleve, sinjalistikës rrugore dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës, duke ofruar zgjidhje profesionale sipas standardeve ndërkombëtare.
Pse RSM COMPANY?
Përvojë që nga viti 2005
Standarde ISO
Makineri moderne
Fillimisht, kompania u themelua në vitin 1995 në Tiranë, Shqipëri. Në vitin 2001 hapi filialin e saj në Prishtinë, Kosovë, ndërsa që nga viti 2005 baza ndodhet në Prishtinë, kurse filiali vazhdon të operojë në Tiranë.
Mbi dy dekada përvojë në realizimin e projekteve infrastrukturore me cilësi të lartë në të gjithë Kosovën
Kompania”RSM COMPANY” sh.p.k. u themelua në vitin 2005, aktualisht ështe njëra prej kompanive udhëheqëse të ndërtimit të rrugëve, hidrocentraleve, mirëmbajtjes, sinjalistikës vertikale & horizontale. E njohur për punët dhe shërbimet e saj profesionale me cilësi të lartë vazhdon të sjellë konkurrencë të mirëfilltë në treg duke rritur nivelin më të lartë të mundshëm me anë të ngritjes së cilësisë së punëve dhe shërbimeve.
Kompania aplikon procedura menaxhimi të certifikuara me standarde ISO, të përkrahura nga një teknologji moderne, nën udhëheqjen e një stafi që trajnohet në vazhdimësi:
E licencuar dhe e certifikuar me
ISO Certi W 9001:2008
E licencuar dhe e certifikuar me
ISO Certi W 14001:2004
E licencuar dhe e certifikuar me
ISO Certi W 39001:2012
E licencuar dhe e certifikuar me
OHSAS Certi W 18001:2007
E licencuar dhe e certifikuar me
ISO Certi W 27001:2013
E licencuar dhe e certifikuar me
PASS 99:2012
E licencuar dhe e certifikuar për prodhimin dhe shitjen e materialit adeziv
3M (HIP, EGP, DG).
Kapacitetet Profesionale
Kompania ka një staf profesional dhe shumë energjik, i cili përbëhet nga punonjës profesionalë të specializuar në fusha të ndryshme të lëmisë së ndërtimit, duke përfshirë inxhinierë të ndërtimtarisë, hidroteknikës, elektroteknikës, makinerisë, komunikacionit dhe sinjalistikës, të cilët vazhdimisht dëshmojnë me sukses efikasitetin në ekzekutimin e punimeve.
Kompania ka të punësuar rreth 80 punëtorë të rregullt dhe më shumë se 100 punëtorë sezonalë. Profesionalizmi dhe përkushtimi i tyre në realizimin e projekteve të ndryshme kanë bërë që kompania RSM COMPANY sh.p.k. të renditet si një ndër kompanitë më të suksesshme dhe më serioze në vend.
Projektet që RSM COMPANY sh.p.k. ka realizuar përfshijnë fusha të ndryshme
Si ndërtimin dhe rikonstruimin e rrugëve regjionale dhe magjistrale, hidrocentraleve, urave, asfaltimin, kanalizimin, ujësjellësin, mirëmbajtjen, sinjalizimin horizontal dhe vertikal, semaforët etj.












Të gjitha projektet kompania i ka shoqëruar me investime në blerjen e makinerive të rënda dhe të lehta, si dhe të makinerive me teknologjinë më moderne për prodhimin e tabelave, të gjitha në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Menaxhimi i punimeve është i organizuar përmes disa departamenteve, të cilat janë:
Departamenti i Ndërtimtarisë së Ulët (rrugë, kanalizim, ujësjellës, elektrikë),
Departamenti i Sinjalistikës,
Departamenti i Mirëmbajtjes së Rrugëve dhe Departamenti i Hidrocentraleve.
Makineritë që posedon Kompania janë të këtyre llojeve:
Gurëthyes, impiant betoni, kamion-cementi, eskavatorë (me çekiç dhe me kovë), grejderë, cilindra, kamionë, kamioneta, gjeneratorë, pirunë, freza asfalti, makinë për prodhimin e tabelave rrugore, makinë për vendosjen e barrierave anësore, makinë për vijëzim, kompresorë etj.
Na Kontaktoni
Lokacioni ynë
Adresa Çagllavic, Rruga Dardanët Nr.21 Prishtinë
Telefoni
+383 (0) 48 150 055
ORARI
08:00 - 16:30















